Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës, shkruan Mitropol.
Tubimi do të mbahet nesër në palestrën “Minatori” me fillim nga ora 18:30.
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur,
Nesër e përmbyllim fushatën tonë, këtë rrugëtim të bukur, të mbushur me shpresë, përkushtim dhe dashni për Mitrovicën.
Me shumë mirënjohje, ju ftoj të më bashkoheni në tubimin tonë, në orën 18:30, në sallën “Minatori”.
Mitrovica beson. Mitrovica fiton.
Për ty gjithmonë, Mitrovicë! 💚






