Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar atë si “fushatë përbashkuese dhe me plot energji”
Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri ka theksuar se dita e nesërme shënon fillimin e një kapitulli të ri për qytetin e Mitrovicës.
“Nesër është dita kur Mitrovica e nis kapitullin e ri. Nis nga të gjithë ne. Nga secili prej jush. Nga një votë. Nga një vendim. Nga një akt guximi që e kam parë çdo ditë në fytyrat tuaja,” ka shkruar ai.
Tahiri ka premtuar se do të qëndrojë pas çdo zotimi që ka dhënë gjatë fushatës, duke u angazhuar për zhvillimin e qytetit dhe përmbushjen e pritjeve të qytetarëve.
“Unë, me gjithë forcën time, do ta nderoj besimin tuaj dhe do ta jetësoj çdo premtim që ua kam dhënë. E përsëris, çdo premtim që ua kam dhënë në çdo lagje e çdo fshat, për ju dhe për qytetin tonë.” ka shtuar ai.
Në fund të mesazhit të tij, Tahiri u ka bërë thirrje qytetarëve që ta përmbyllin fushatën “me shpresë, guxim dhe besim në Zot” dhe t’i japin përkrahje kandidaturës së tij me votën për numrin 191.
“Për çdo qytetar të Mitrovicës, e ardhmja fillon të dielën, këtu me ne,” ka përfunduar Tahiri.
Ky është postimi i plotë i tij:
Qytetarë të dashur,
Ju falënderoj të gjithëve për fushatën e jashtëzakonshme, fushatën përbashkuese, me plot energji.
Nesër është dita kur Mitrovica e nis kapitullin e ri.
Nis nga të gjithë ne. Nga secili prej jush. Nga një votë. Nga një vendim. Nga një akt guximi që e kam parë çdo ditë në fytyrat tuaja.
Unë, me gjithë forcën time, do ta nderoj besimin tuaj dhe do ta jetësoj çdo premtim që ua kam dhënë. E përsëris, çdo premtim që ua kam dhënë në çdo lagje e çdo fshat, për ju dhe për qytetin tonë.
Shumë të respektuar mitrovicas,
Le ta përfundojmë këtë fushatë siç e kemi nisur.
Me shpresë. Me guxim. Me besim në Zot.
Për çdo qytetar të Mitrovicës, e ardhmja fillon të dielën, këtu me ne!
Votoni për numrin 191.
Mitrovicë 💚.






