15.5 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Arian Tahiri e uron Faton Pecin për fitore: Rezultati është vullnet i qytetarëve

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri ka thënë se rezultatin e balotazhit e sheh si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës, për të cilët ka thënë se shpreh vullnet dhe mirënjohje.

Tahiri ka thënë se e uron Faton Pecin për fitoren në këto zgjedhje.

“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen, e shoh si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës. S’kam pasur komunikim me Pecin, por do ta uroj edhe atë… po e uroj “, ka thënë Tahiri në RTV Dukagjini.

Në fund, lidhur me ankesa e parregullsi, Tahiri ka thënë se po merren ekipet dhe se do të vazhdojnë të merren me ato çështje.

“Për ankesa e fakte ekipet po i grumbullojnë dhe ajo pjesë do të vazhdojë”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme

Të fundit