Një tubim masiv po zhvillohet sot në palestrën “Minatori” në Mitrovicë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Arian Tahirit, kandidatit të PDK-së për këtë qytet, i shkuan në tubimin përmbyllës një numër i madh bashkëvendësish.
Përveç qytetarëve, aty janë të pranishëm Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, dhe Bedri Hamza, kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Në mbështetje të Arian Tahirit sot i doli edhe djali i Kadri Veselit, Klestori, si dhe vëllai i ish-kreut të PDK-së, Ismet Veseli.
Pas hyrjes në palestër, Tahiri ka përshëndetur qytetarët dhe ka shtrënguar duart me ta. /Klankosova.tv
*Klikoni






