Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe besimin e dhënë gjatë procesit zgjedhor, shkruan Scanner.
Në një reagim pas përfundimit të zgjedhjeve, Tahiri tha se pjesëmarrja e tij në garë ka qenë një privilegj dhe një dëshmi e pjekurisë politike të qytetarëve të Mitrovicës.
“Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare,” – u shpreh Tahiri.
Ai tha se rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit të qytetarëve, duke e uruar kundërkandidatin për fitoren.
“Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën,” shtoi ai.
Në fund, Tahiri theksoi se do të vazhdojë të punojë me ndershmëri dhe përkushtim për qytetin e Mitrovicës.
“Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë,” përfundoi Tahiri. /Scanner/
Postimi i plotë:
Qytetarë të Mitrovicës,
Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare.
Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim.
Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën.
Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë.
Faleminderit! 🙏






