29.4 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

Argjira Spanca largohet nga televizioni pas shtatë vitesh

- Advertisement -

Pas shtatë vitesh të suksesshme në televizion, moderatorja Argjira Spanca, ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel.

Në një postim emocional në rrjetet sociale, ajo ka ndarë reflektime mbi rrugëtimin e saj mediatik dhe emocionet që e shoqërojnë në këtë ndarje.

Bukurosha nga Kosova ishte një nga figurat më të dashura të formatit dhe kontributi i saj është vlerësuar nga publiku ndër vite.

Me këtë njoftim, la të hapur mundësinë për rikthim në projekte të reja televizive, ndërsa u largua me falënderime dhe mirënjohje për përvojën e gjatë në ekran.

Postimi i plotë i Argjira Spancës (pa ndërhyrje):

“7 vite në ekran…

Edhe sot më kujtohet dita e parë kur e nisa këtë rrugëtim. Isha një vajzë që nuk e kishte aspak në plan televizionin. Ajo që më shtynte ishte dashuria për të bukurën dhe për kreativitetin. Dhe pikërisht aty nisi gjithçka — me disa kuti që fshehnin metoda të pazakonta për të përdorur gjërat ndryshe nga ç’mund t’i imagjinonim zakonisht.

Më pas erdhën projekte të tjera. E them me zemër të plotë: jam krenare për gjithçka që kam arritur, për sukseset e çdo faze, për rritjen dhe për përvojat që më kanë formuar.

Pas 7 viteve, ndjej se ka ardhur momenti për të bërë disa hapa të rinj — larg asaj që jeni mësuar të shihni prej meje deri më sot.

Kështu, dua t’ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e programit “E Diell” në Top Channel.

Jam e lumtur. Jam mirënjohëse. Faleminderit nga zemra publikut që më deshi, më rriti dhe më bëri këtë që jam sot. Faleminderit familjes time të dytë @ediell_topchannel

Shpresoj që shumë shpejt të shihemi sërish — në projekte të reja, ndoshta ndryshe, por gjithmonë me të njëjtën dashuri”.

Të ngjashme

Të fundit