24.3 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Argjentinasi super i talentuar është gati të nënshkruajë për Real Madridin, ai kalon testet mjekësore te mbretërit

- Advertisement -

Sulmuesi argjentinas Franco Mastantuono, vetëm 17 vjeç, ka përfunduar ekzaminimin mjekësor si lojtar i ri i Real Madridit, raporton Fabrizio Romano.

Kontrata deri në qershor të vitit 2031 do të nënshkruhet si hapi tjetër, dhe Mastantuono do t’i bashkohet ekipit të Real Madridit nga gushti. 

Ai do të luajë në Kupën e Botës për Klube me ekipin e tij aktual, River Plate, dhe më pas do të udhëtojë për në Madrid. 

Mastantuono u rrit në shkollën e të rinjve të River Plate, nga ku u transferua në ekipin e parë vitin e kaluar kur ishte vetëm 16 vjeç. 

Këtë sezon, ai luajti 19 ndeshje në të gjitha garat, ku shënoi shtatë gola dhe dha katër asistime. 

Ai luajti për ekipin kombëtar të kadetëve të Argjentinës, pastaj për përzgjedhjen U-20, dhe pesë ditë më parë debutoi për seniorët e Argjentinës në moshën 17 vjeç.  Vlera e tij në treg vlerësohet në 30 milionë euro.

Të ngjashme

Të fundit