Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni ka zyrtarizuar më në fund listën me 26 lojtarët e thirrur pre jtij për Botërorin “Katar 2022”.
Scaloni ka publikuar një video në llogaritë e Federatës Argjentinase të Futbollit në rrjetet sociale, ku shfaqet duke lexuar listën e plotë. “Kjo rrugë fillon këtu. Të gjithë pas një flamuri dhe me të njëjtën ndjenjë”.
Scaloni siguroi se futbollistët që ai u ka besuar “janë krenarë që veshin këtë fanellë, shpresojmë që edhe ju si tifozë të jenë krenarë. Të gjithë së bashku”.
Në listë është përfshirë edhe sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim i disa javëve më parë.
Lista e Argjentinës:
Portierë: Emiliano Martínez, Gerónimo Rulli dhe Franco Armani.
Mbrojtës: Gonzalo Montiel, Nahuel Molina, Juan Foyth, Germán Pezella, Cristian Romero, Lisandro Martínez, Nicolás Otamendi, Acuña dhe Tagliafico.
Mesfushorë: Guido Rodríguez, Leandro Paredes, Rodrigo de Paul, Enzo Fernández, Exequiel Palacios, Papu Gómez dhe Alexis Mac Allister.
Sulmues: Lionel Messi, Paulo Dybala, Ángel Di María, Nicolás González, Joaquín Correa, Lautaro Martínez dhe Julián Álvarez.