Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, ka tash e sa kohë që qëndron larg publikut sa i përket prurjeve muzikore.
Sido që të jetë, familja janë kthyer për pushime këto ditë në gadishullin ballkanik, ku si destinacion kanë zgjedhur Malin e Zi.
Ka qenë vetë këngëtarja e hitit “Shpirt i mbytur” ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet teksa shijon rivierën e bukur sbregdetare.
Fotografitë përfshijnë poza të saj me bikini, ku tregon linjat e lakmueshme trupore gjatë shëtitjeve në plazh.
Në setin e fotografive të publikuara, përfshihet edhe një imazh i përbashkët i saj me bashkëshortin e vet, Dukagjinin, me të cilin mund të shihet duke kaluar çaste të përbashkëta në harmoni të plotë.
Ndonëse ka një numër këngësh të pëlqyera nga publiku, Argjentina nuk është se ka bërë të ditur nëse ka ndonjë plan për rikthim në muzikë. /Telegrafi/