5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Argjentina në finale të Botërorit, mposht Kroacinë

- Advertisement -

Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar në gjysmëfinale kundër Kroacisë me rezultat 3:0 në stadiumin “Lusail Iconic”.

Lionel Messi ishte i pari që kaloi Argjentinën në epërsi në minutën e 34-të kur u tregua i saktë nga penalltia.

Vetëm pesë minuta më vonë, golin e qetësisë për argjentinasit e realizoi sulmuesi Alvarez pas një solo-aksioni nga gjysma e fushës.

I njëjti futbollist ia dha goditjen e fundit kombëtares ballkanike në minutën e 69-të kur konkretizoi në gol një asistim nga Messi.

Argjentina e Lionel Messit në finale do të ballafaqohen me fituesin e gjysmëfinales Francë – Marok që luhet të mërkurën nga ora 20:00.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit