Home Sport Argjentina kampione bote, FIFA shpërndan 187 milionë euro për klubet, ja kush e udhëheq listën nga Seria A

Argjentina kampione bote, FIFA shpërndan 187 milionë euro për klubet, ja kush e udhëheq listën nga Seria A

0

Argjentina u shpall kampione e botës Katar 2022, duke ngritur trofeun e lavdishëm pas 36 vitesh.

Sot FIFA iu ka shpërndarë 440 klube, 187 milionë euro për “huadhënien” e lojtarëve të tyre në ekipet kombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga vetë federata përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mes 440 klubeve në Botë që kanë marrë para, janë edhe 27 klube italiane. Juventus është ai i cili udhëheq listën me 2.7 milionë euro. Futbollistët Angel di Maria dhe Leandro Paredes arritën të shpalleshin kampion bote.

Në vendin e dytë renditet Interi me 2 milionë euro, që u përfaqësua me Lautaro Martinezin dhe Hoakin Korrea nga Argjentina. Vendin e tretë e mban Milani me 1.4 milionë euro dhe top 5 plotësohet nga Fiorentina dhe Atalanta. Ndërsa Napoli renditet në vendin e 7-të dhe Roma në të 8-in.

Exit mobile version