-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Argjentina dhe Kroacia sot përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Botës

- Advertisement -

Argjentina dhe Kroacia do të takohen sot (e martë) në ndeshjen e parë të gjysmëfinales të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Arbitri italian, Daniele Orsato do të drejtojë ndeshjen e cila do të luhet në stadiumin “Lusail” në Doha të Katarit në orën 20:00.

Kombëtarja që fiton do të luajë në finale me fituesin e ndeshjes Marok-Francë.

Dy kombëtaret do të takohen për herë të tretë në Botëror. Në ndeshjen e grupit të luajtur në Kupën e Botës 1998, Argjentina mundi Kroacinë me rezultatin 1-0. Në Kupën e Botës në vitin 2018 të organizuar nga Rusia, Kroacia mposhti Argjentinën me rezultatin 3-0.

Argjentina, e cila është në Grupin C të Kupës së Botës, e nisi turneun me humbjen tronditëse 2-1 nga Arabia Saudite. Më pas Argjentina mundi Meksikën në ndeshjen e dytë dhe Poloninë në ndeshjen e tretë. Argjentina gjithashtu mundi Australinë me rezultatin 2-1 në një të tetën e finales.

Në çerekfinale, Argjentina mposhti Holandën në penalti.

Kroacia, e cila e nisi aventurën e saj në Kupën e Botës me një barazim 0-0 me Marokun, mundi Kanadanë me rezultatin 4-1 në ndeshjen e saj të dytë. Në ndeshjen e fundit, kroatët barazuan pa gola me Belgjikën dhe e mbyllën grupin në vendin e dytë me 5 pikë.

Kroacia, e cila mposhti liderin e Grupit E, Japoninë përmes penaltive në ndeshje e cila përfundoi 1-1, eliminoi Brazilin në penalti në çerekfinale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit