24.3 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

“Arena Kombëtare” do të quhet sërish “Air Albania” edhe për 5 vjet

- Advertisement -

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për pesë vitet e ardhshme, stadiumi do të vijojë të mbajë emrin “Air Albania Stadium”, në kuadër të një partneriteti të ri me kompaninë ajrore kombëtare.

Marrëveshja u firmos sot në Shtëpinë e Futbollit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Administratori i kompanisë “Air Albania”, Sinan Isik.

Për Presidentin Duka kjo marrëveshje e re dëshmon vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Qendrës Sportive Kuq e Zi dhe Air Albania, një markë kombëtare me të cilën ndajmë të njëjtin vizion për promovimin e vlerave shqiptare.

“Jemi sot këtu për të ritheksuar një bashkëpunim që i ka dhënë vlerë jo vetëm sportit, por edhe një modeli të ri për mënyrën sesi futbolli shqiptar ndërvepron me botën e biznesit. Emri ‘Air Albania Stadium’ nuk është vetëm një emër komercial i vendosur mbi një impiant sportiv. Ai është dëshmi e një filozofie moderne, ku sporti, ekonomia dhe identiteti kombëtar ecin krah për krah.

Air Albania’ ka qenë dhe vijon të jetë një partner strategjik një kompani që e ka kuptuar rëndësinë e të qenë pjesë e emocioneve të përbashkëta, pjesë e imazhit ndërkombëtar të vendit tonë, pjesë e përfaqësimit të flamurit kuqezi brenda dhe jashtë fushës. Në emër të FSHF-së dhe QSKZK-së, dua ta falënderoj z. Sinan Isik dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij për këtë marrëveshje të re, për këtë akt besimi, për këtë angazhim afatgjatë”,- u shpreh Presidenti i FSHF-së.

Të ngjashme

Të fundit