20.1 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

Ardon Jashari shpallet lojtari i sezonit në Belgjikë

- Advertisement -

Ardon Jashari u zgjodh lojtari i sezonit i “Jupiler Pro League” të hënën në mbrëmje në ndarjen e çmimeve në Antëerp. Mesfushori i Club Brugge po ashtu fitoi edhe çmimin e talentit të sezonit. Ai mori 10.77 për qind të votave nga lojtarët e klubeve elitare të futbollit belg.

Prapa la kapitenin e Club Brugget, Hasn Vanaken. Reprezentuesi i Zvicrës luajti 52 ndeshje për Club Brugge këtë edicion, duke shënuar katër gola.

Ai kontribuoi edhe me gjashtë asistime.

Ai me ekipin elitar të Belgjikës ka kontratë deri në vitin 2029. Por ndër shumë skuadrat e interesuara për ta transferuar, është edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germaini.

Të ngjashme

Të fundit