15.3 C
New York
Monday, September 8, 2025

Buy now

Ardon Jashari nuk kthehet në fushë deri në nëntor

- Advertisement -

Skuadra e Milanit do të jetë pa mesfushorin Ardon Jashari të paktën edhe dy muaj, kanë raportuar mediumet italiane të dielën.

Jashari u lëndua në stërvitje javën e shkuar dhe i mungoi Milanit në fitoren ndaj Lecces, ndërsa nuk u grumbullua fare me Zvicrën për duelet eliminatore.

Mesfushori shqiptar te Milani u transferua me pritje të madhe, pasi ekipi italian pagoi 39 milionë euro për ta transferuar nga Brugge.

Megjithatë, lëndimi i Jasharit duket se është më serioz sesa ishte pritur nga trajneri Massimiliano Allegri.

Koha e rikuperimit të tij do të jetë më e gjatë dhe ai nuk pritet të kthehet në fushë deri në muajin nëntor.

Në muajin nëntor, Milani do ti ketë katër duele të forta në kuadër të kampionatit italian: Roma, Parma, Inter dhe Lazio.

Të ngjashme

Të fundit