Mesfushori Ardon Jashari pritet të luajë për skuadrën e Milanit pas një periudhe të gjatë, pasi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe është gati për lojë.
Mediumet italiane kanë bërë të ditur se Jashari pritet të ketë minutazhë në ndeshjen e radhës të Milanit pas një pauze prej më shumë se dy muajve shkaku i lëndimit që e pësoi në stërvitje.
Jashari u ftua në duelin e javës së shkuar ndaj Romës por nuk u aktivizua, dhe mësohet se trajneri Massimiliano Allegri po planifikon ta inkuadrojë kundër Parmas.
Ndeshja Parma – Milan, luhet të shtunën mbrëma dhe i takon xhiros së 11-t të elitës së futbollit italian.
23-vjeçari muaj më parë u transferua te Milani për gati 40 milionë euro nga Brugge dhe deri më tani ka vetëm dy paraqitje, një në Serie A dhe një tjetër në Kupën e Italisë.






