25.2 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

Ardon Jashari lëndohet në stërvitje te Milano, pritet të mungojë për ndeshjen Zvicër – Kosovë

- Advertisement -

U grumbullua nga selektori Murat Yakin për ndeshjet e shtatorit, mirëpo Ardon Jashari sipas të gjitha gjasave nuk do jetë pjesë e dueleve kundër Kosovës dhe Sllovenisë.

Mesfushori i ri raportohet se ka pësuar lëndim të rëndë pas një përplasjeje në stërvitje me Santiago Gimenez.

Gazetarët italianë afër klubit të Milanos raportojnë se egziston edhe frika që futbollisti të ketë pësuar edhe thyerje. Marco Guidi nga La Gazzeta dello Sport, bëri të ditur në rrjetin social “X” që futbollisti pritet të mungojë 2 muaj, mirëpo që gjithçka do konfirmohet pas arritjes së rezultateve nga kontrollat mjekësore.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës luhet me datë 5 shtator në Basel, teksa do jetë e para për grupin kualifikues për Kupën e Botës, ShBA 2026

Të ngjashme

Të fundit