4.1 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

- Advertisement -

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, shërbeu nga një disancë e largët sulmuesin Rafael Leao që shënoi golin e barazimit në minutën e 64-t për Milanin në ndeshjen ndaj Comos.

Për Jasharin, që ishte ndër më të dalluarit në fushë, ishte asistimi i parë me fanellën e Milani. Ishte superasistim nga mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën.

Ndeshja e luajtur në “San Siro” të mërkurën mbrëma përfundoi baras 1:1. I takoi xhiros së 24-t të Serie A italiane. Ishte ndeshja e vetme e mbetur e xhiros së 24-t dhe u zhvillua të mërkurën.

Golin për Comon e shënoi Nico Paz në minutën e 32-të.

Te Como, që zë vendin e gjashtë me 42 pikë, deri në minutën e 90-të luajti Mërgim Vojvoda.

Milani është i dyti me 54 pikë. Me barazim mbetet prapa në garë për titull. Interi është i pari me 61 pikë.

Të ngjashme

Të fundit