Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti ka reaguar pasi që aktorja Egzona Salihu është larguar nga puna në Teatrin e Preshevës.
Sinani ka akuzuar pushtetin aktual të Preshevës për larimin e aktores.
“Se pushteti aktual në Preshevë çdo ditë e më shumë po kontribon me (mos)veprimet në stërkeqjen e situatës në çdo pore që prekë qytetarët tanë, e vërtetoi edhe rasti i sotëm. Me keqardhje u njoftova sot se Shtëpia e Kulturës merrë vendim për ndërprerjen e marëdhënies së punës, aktores së vetme të Teatrit të Preshevës, Egzona Salihut. Me arsyetimin se Egzona nuk ka respektuar disiplinën e punës! Vendim ky i nënshkruar nga një drejtor që vetëm për kulturë nuk njihet. As të teatrit, as të komunikimit e të asnjë lloji tjetër.” – ka shkruar Sinani në Facebook.
Ajo tutje ka thënë se drejtori i njëjti është dirigjuar nga kryetari i Preshevës për anulimin e dy shfaqjeve në Teatër të cilat ishin mbështetur nga Qeveria e Kosovës.
“Ju rikujtoj se është po i njejti drejtor, që i dirigjuar e komanduar nga kryetari aktual i Komunës së Preshevës, anuloi lejen për shfaqjen e filmave “Heshtja vret” dhe “I pabesi”, projekte këto që ishin mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Drejtori në këtë rast, me anulimin e lejes për shfaqjen e filmave u dëshmua “i disiplinuar” ndaj shefit. Për shkak të së cilës “disiplinë” edhe u shpërblye me emërimin e tij si drejtor i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë në një seancë të turpshme të mbajtur në 8:oo të mëngjesit ditë e diel.” – ka shkruar ajo.