27.3 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Ardian Ismajli transferohet te Torino

- Advertisement -

Torino ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

“Torino është i lumtur të njoftojë se ka firmosur me futbollistin Ardian Ismajli, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027, me opsion për sezonin pasues”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit italian.

Ismajli është lindur më 30 shtator 1996 në Kosovë. Ai e ka nisur karrierën e tij te të rinjtë e klubit 2 Korriku, për të kaluar më pas te Hajduku i Splitit në Kroaci, ku debutoi në futbollin profesionist më 14 maj 2016 kundër NK Zagrebit. Me Hajdukun ai ka zhvilluar nëntëdhjetë e tre ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime, ndërsa ka marrë pjesë edhe në ndeshjet kualifikuese për Europa League. Në shtator të vitit 2020, Ismajli kaloi në Itali te Spezia, ku regjistroi njëzet e një paraqitje, një gol dhe dy asistime. Pas vetëm një viti u transferua te Empoli, klub me të cilin ka zhvilluar njëqind e gjashtë ndeshje në kampionat dhe Kupën e Italisë gjatë katër sezoneve të fundit”, thuhet në njoftimin e Torino. “Në nivel ndërkombëtar, ai ka përfaqësuar të rinjtë si të Kosovës, ashtu edhe të Shqipërisë, ndërsa me Kombëtaren A të Shqipërisë ka zhvilluar dyzet e pesë ndeshje dhe ka shënuar tre gola”.

Të ngjashme

Të fundit