25.9 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Ardian Gola i VV-së “kapet mat” në kafene me kandidatin e LDK-së për Gjakovën

- Advertisement -

Pak ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, dy kadidatë për Kryetar të Gjakovës, të partive të ndryshme, janë parë duke u shoqëruar në kafene së bashku. Fjala është për Ardian Golën e VV-së dhe Shefqet Shehun e LDK-së.

Fotografia ku dyshja shihen në shoqëri të njëri-tjetrit, aludohet se është realizuar gjatë ditëve të fundit.

Takimin me kundërkandidatin e tij për Gjakovën, nga LDK-ja, e ka konfirmuar edhe vetë Golaj i VV-së.

Ai e ka përshkruar si takim miqësor, por as nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Shehun, që thotë se e ka shok të gjeneratës.

‘’Takimi ka qenë miqësor, e kam shokë të gjeneratës. Për bashkëpunim ne nuk jemi të mbyllur, ajo as që diskutohet. Sa i përket koaliconit ato janë në faza embrionale, është herët me u diskutu. Nuk e dijmë rrjedhën dhe dinamikën e ngjarjeve dhe zhvillimeve politike’’ ka thënë Gola për Indeksonline.

Ndryshe, aktualisht me Gjakovën udhëheq Ardian Gjini i AAK’së, që po garon edhe për një mandat tjetër.

Në garë përveç tij janë edhe: Ardian Gola i VV’së, Ervin Shabani i PDK’së, Shefqet Shehu i LDK’së dhe Anton Shala i PSHDK-së.

Të ngjashme

Të fundit