3.6 C
New York
Sunday, January 12, 2025

Buy now

Ardian Gjini merr fjalën i pari në nisjen e fushatës AAK – Nisma: Albin Kurti mburoja e korrupsionit

- Advertisement -

I pari e mori fjalën në hapjen e fushatës zgjedhore të AAK – Nismas, kandidati për deputet, Ardian Gjini, i cili foli për konceptin e këtyre subjekteve për “Kosovën Fituese” të cilën e vendosi në dallim me atë të Albin Kurtit.

Këtë të fundit, Gjini e quajti “mburoj të korrupsionit”

“Deri sot e kemi një qeveri e cila flet e s’bën kurgje – e ne me Kosovën fituese kemi me i kry punët…Krejtve ua len fajet, e krejt fajet i ka vetë”, tha ai.

“Kosova fituese nuk është një vend ku qeveria e mbrron korrupsionin. Kurrëkush s’ka fol për korrupsionin më shumë se Albin Kurtit, e për katër vjet i ka krejt në korrupsion e i ka bë mburoj. E ka pa luftën kundër korrupsionit si luftë kundër tjerëve, si luftë kundër kundërshtarëve”, tha ai.

“Kurrkush s’ka fol më shumë për kushëri se Albn Kurti, tash i ka krejt me rend, 100 mijëshe subvencione për daja e vëlla”, tha Gjini.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit