Avokati, Ardian Bajraktari ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në mbështetje të çlirimtarëve të UÇK-së, të cilët po përballen me drejtësinë në Hagë.
Ai ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër, nga ora 14:00, në një tubim paqësor në Hagë.
“Nga Haga, nesër nga ora 14:00, në mbështetje të çlirimtarëve tanë në betejën për drejtësi. Çlirimtarë, jemi me ju në këtë betejë për të vërtetën dhe pastërtinë e luftës sonë për liri. Liria është kuptimplote vetëm kur ju të jeni të lirë!”, shkruan Bajraktari.
Ai thekson se kjo betejë nuk është vetëm për të kaluarën, por edhe për të tashmen dhe të ardhmen e popullit shqiptar, duke i bërë thirrje qytetarëve të jenë të bashkuar kundër padrejtësisë.