Ditën e djeshme, çifti më i pëlqyer i “Big Brother Vip 2”, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë.
Fansat e shumtë dhe dashamirësit e tyre nuk i kanë kursyer urimet dhe shpërndarjen në rrjet të këtij lajmi dhe fotos së postuar nga çifti në rrjetet sociale.
Kjo ka bërë që në Shqipëri të kthehet në “trend” së bashku me emrin e vajzës Luna Mari Ejlli.
Duket qartë që #ejllat vazhdojnë të jenë të zjarrtë edhe pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother.