16.1 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Ardhja e Zelenskyt në Tiranë, Lubonja: Show politik i Edi Ramës

- Advertisement -

Analisti i Shqipërisë, Fatos Lubonja, tha se ardhja e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky, për herë të parë në Shqipëri, është organizuar nga presidenti, Edi Rama, për të krijuar “show politik”.

Përmes një lidhjeje direkte në Tëvë1, Lubonja vlerësoi që sado e rëndësishme është vizita e Zelenskyt në Tiranë, përsëri është “thikë me dy tehe”.

“Në termat afatshkurta, kjo ngjarje duket e rëndësishme. Për mendimin tim është organizuar nga Edi Rama, kryesisht për të bërë show-in e tij politik, për t’iu thënë shqiptarëve “sa i rëndësishëm jam unë si lider përtej shqiptarëve, ballkanit e më tepër”. Vjen edhe Zelensky, një figurë që është në faqet e para të gazetave. Pra, ardhja e tij është në kuptimin e spektaklit, është e rëndësishme, sidomos me shqiptarët që janë tepër të ndjeshëm ndaj krenarisë kombëtare. Pastaj, se çfarë sekuencash mund të ketë në raport me rajonin, me Serbinë, me marrëdhëniet lidhur me Kosovën, fatet e Kosovës, s’dihet. Pra, kjo është thikë me dy tehe”, deklaroi Lubonja në emisionin “Këndi i Debatit”.

I pyetur se mund të dali diçka për çështjen e njohjes së Kosovës, Lubonja nuk u shpreh pozitiv, megjithatë potencoi që mund të ndodhë gjithçka.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, dhe pritet që të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e sotme për të marrë pjesë në punimet e Samitit ku do të marrin pjesë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit