9.6 C
New York
Saturday, November 22, 2025

Buy now

Arbnor Spahiu pas lirimit nga burgu i Serbisë, thotë se akuzat ishin politike: Jam mirë, më i fortë se kurrë

- Advertisement -

Arbnor Spahiu, i arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor të këtij viti, është liruar të enjten në mesditë nga burgu i Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spahiu përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka deklaruar se ndaj tij ishte zhvilluar një proces i padrejtë dhe politik.

“Dje në mesditë jam liruar nga burgu i Serbisë, ku kam qenë i arrestuar padrejtësisht që nga 7 qershori i këtij viti për akuza të rënda, të cilat kanë qenë pjesë e një procesi plotësisht politik dhe të padrejtë. Dua t’ju njoftoj se jam mirë, më i fortë se kurrë dhe mirënjohës për çdo mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë, tha ai.

Spahiu ka veçuar me mirënjohje edhe mbështetjen financiare nga bashkëqytetarët, të cilën e ka cilësuar si shumë të vlefshme në këtë periudhë.

Një falënderim të posaçëm ia ka dedikuar avokatit të tij, Gvozden Grgur, për angazhimin dhe profesionalizmin.

“Avokati im kryesor ka qenë profesional, i palodhshëm dhe i përkushtuar në luftimin për drejtësi dhe mbrojtjen time në çdo hap,” ka shkruar Spahiu, duke falënderuar edhe përkthyesin që ka qenë mbështetje e rëndësishme në proces.

Në fund, Spahiu është shprehur i prekur nga reagimi i qytetarëve pas lirimit të tij.

“Gëzimin që po shoh në sytë e njerëzve, dashurinë dhe lumturinë për lirimin tim, nuk mund ta përshkruaj me fjalë,” ka përfunduar ai, duke uruar: “Zoti ju bekoftë të gjithëve.”

Të ngjashme

Të fundit