-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Arbnor Muja udhëtoi sot drejt Belgjikës, atje do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te Antwerpi

- Advertisement -

Arbnor Muja ka udhëtuar këtë të martë drejt Belgjikës, atje ku do t’u nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruajë me Royal Antwerpin.

Drita luajti dy ndeshje ndaj Antwerpit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, që mjaftuan që drejtuesit e klubit belg të kërkonin transferimin e Mujës në radhët e tyre.

Pas ndeshjeve, u njoftua për arritjen e marrëveshjes për kalimin e sulmuesit mitrovicas te klubi nga elita e futbollit belg, derisa ende duhet pritur për kompletimin e kësaj marrëveshjeje.

Muja, bashkë me babain e tij ka udhëtuar sot drejt Belgjikës. Kjo është bërë e ditur nga gazetari belg, David Van den Broeck, i cili ka publikuar një fotografi të tyre.

Në ditët në vijm, 23-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore te klubi i Antwerpit. Dhe, nëse gjithçka shkon siç duhet, ai do të nënshkruajë zyrtarisht me këtë klub.

Pas kompletimit të transferimit, pritet që të zbulohen edhe detajet e tjera nga marrëveshja.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit