21.3 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Arbnor Muja do të luajë për Shqipërinë?

- Advertisement -

Kosova humb edhe Arbnor Mujën, i cili do t’i bashkohet Kombëtares shqiptare.

Alain Giresse e publikoi të hënën listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit, aty ku mungoi emri i Mujës.

Pati shumë reagime. Por, lojtari pas qershorit do t’i bashkohet Shqipërisë, ka raportuar “Sport Ekspres“.

Javë më parë Muja e fitoi Kupën e Belgjikës dhe festoi me flamurin e Kosovës.

Kurse të dielën me ekipin e tij Antwerp u stolis me titullin e kampionit belg dhe festoi me flamurin e Shqipërisë.

Kosova në vazhdimësi po humb lojtarë të mëdhenj. /Gazeta Express/

Të ngjashme

Të fundit