Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, duket se ka harruar kohën kur partia në pushtet gjuante gaz në Kuvend, e gjuante molotov jashtë tij.
Në RTV Dukagjini, Rexhaj ka thënë se opozita nuk po ka sjellje të mira, duke e bllokuar foltoren.
“Nuk ka normalitet në Kuvend. Nuk dëgjoj fjalim prej opozitës që nuk ka zhurmë. Kur flas unë nuk du opozita me tensionu situatën, me pru konfront fizik. Jo tu ma blloku foltoren, jo tu ma blloku mikrofonin”, tha Rexhaj.
Rexhajt i reagoi analisti Dardan Gashi.
“Ti po do me ia shkru fjalimet opozitës a”, tha Gashi.