24.9 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Arbër Hoxha zyrtarizohet te Dinamo

- Advertisement -

Dinamo i Zagrebit ka njoftuar se ka transferuar futbollistin kosovar Arbër Hoxhën, nga Slaven Belupo.

Slaven Belupo ka thënë se Hoxha është shitja më e madhe në historinë e tyre.

Sulmuesi kosovar të mërkurën do t’i bashkohet trajnerit Sergej Jakiroviq dhe bashkëlojtarëve të rinj për përgatitjet në Rovinj.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që kam arritur një marrëveshje me Dinamon dhe jam bërë një lojtar i ri i këtij klubi të madh, më të madh në Kroaci! Falënderoj ish-bashkëlojtarët dhe trajnerin për të gjitha përvojat, për gjithçka që më kanë mësuar, por tani për për mua ka filluar prova e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës”, ka thënë Hoxha pas prezantimit te Dinamo.

“Për një kohë të gjatë ishte dëshira ime të luaja për Dinamon dhe sapo dëgjova se kishte një interes të klubit për mua, nuk dyshova kurrë për një moment. Do të bëj çmos për të justifikuar besimin e klubit dhe për të arritur suksese të shumta dhe momente të paharrueshme së bashku!”.

Nga mediat kroate është raportuar se shifra e transferimit është rreth një milion euro.

Të ngjashme

Të fundit