Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha është drejt largimit nga Dinamo Zagrebi.
Mediumi “Meczyki” raporton se është gati të transferohet te Widzew Lodz.
Klubi polak do të paguante rreth 5 milionë euro, për të siguruar shërbimet e Hoxhës në merkaton e verës.
Ky transferim do të konkretizohet, vetëm nëse klubi polak qëndron në elitën e futbollit polak.
Aktualisht mban vendin e parafundit në renditje dhe rrezikon seriozisht rënien.
Widzew ka treguar se beson te futbollistët shqiptarë, pasi pjesë e tij janë edhe Juljan Shehu, Lindon Selahi dhe Andi Zeqiri.
Klubi polak e ka nën pronësi edhe kartonin e mbrojtësit të kombëtares së Kosovës, Dion Gallapenit, i cili u huazua në janar te Wisla Plock, me klubin e tij të ri që ka opsionin edhe të blerjes së kartonit.
Hoxha ishte autori i golit për Shqipërinë në Poloni, të cilën ndeshje kuqezinjtë e humbën 2-1, për t’u eliminuar nga “play-offi” i Botërorit 2026.






