14.9 C
New York
Monday, October 20, 2025

Buy now

Arbër Hoxha, lojtar i muajit në Kroaci

- Advertisement -

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha është zgjedhur futbollisti i muajit në Kroaci.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, ka spikatur së fundmi me paraqitjet e tij te Dinamo e Zagrebit, ku në shumë prej ndeshjeve, është shfaqur edhe si protagonist.

Hoxha në këtë sezon është aktivizuar në 9 ndeshje dhe është takuar dy herë me golin, ndërsa ka edhe dy asistime.

Ai mori 102.1 pikë dhe ishte dukshëm më i miri në krahasim me lojtarët tjerë që ishin në garë për këtë çmim.

27-vjeçari realizoi dy gola dhe pati një asistim në tri ndeshje gjatë muajit shtatorit, ndonëse luajti në vetëm dy prej tyre.

Sa i takon sfidave të fundit me kombëtaren shqiptare, Hoxha luajti 90 minuta me Jordaninë dhe shënoi gol në miqësore, ndërsa në fitoren 1:0 kundër Serbisë, u aktivizua për 28 minuta.

Të ngjashme

Të fundit