Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha e ka filluar me gol edicionin e ri në elitën e futbollit kroat, duke shënuar golin e parë në sezonin 2024/25 në Superligën e Kroacisë.
Dinamo po luan me Istran, ndeshja e parë e këtij sezoni, ku Arbër Hoxha e nisi nga minuta e parë.
Goli erdhi në minutën e 13-të, kur Marko Pjaca harkoi në zonë, duke gjetur Hoxhën i cili me kokë shënoi për 1-0.
Aktualisht Dinamo e Zagrebit është duke fituar me rezultat 3-0 pas 45 minutave të para.
Dinamo Zagreb llogaritet sërish favorit, por edhe Hajduk dhe Rijeka kanë bërë përforcime dhe duan ta thonë fjalën e tyre në këtë edicion.