10.2 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Arbër Hoxha drejt Serie A – klubi që ka dy shqiptarë të tjerë synon transferimin e tij

- Advertisement -

Arbër Hoxha mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij duke u transferuar në një prej ligave më të forta të Evropës.  

Sipas “europacalcio.it”, skuadra italiane Lecce është duke insistuar në transferimin e sulmuesit të krahut nga Dinamo Zagrebi. 

Kalimi i Hoxhës te Lecce mund të finalizohet gjatë afatit kalimtar të verës, pasi palët thuhet se tashmë kanë nisur kontaktet në dimër.

Futbollisti 26-vjeçar, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka kontratë me Dinamon deri në verën e vitit 2027. 

Në këtë sezon me Dinamon, Hoxha ka regjistruar 25 paraqitje, shumicën prej tyre si zëvendësues.   Ai ka realizuar tre gola dhe ka asistuar po aq herë në elitën e futbollit kroat.

Lecce, që aktualisht po lufton për mbijetesë në Serie A dhe ka në përbërje edhe dy futbollistë shqiptarë, Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën, ndërsa e sheh Hoxhën si një përforcim të rëndësishëm për krahët në sulm.

Të ngjashme

Të fundit