3.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Arbenita në një lidhje të re? Deklarata e fortë e Feros: Ajo ka jetën e vet, vajza ime po keqpërdoret nga burrat e huaj

- Advertisement -

Fero ishte një ditë më parë në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për një postim të tij në rrjetet sociale, kundër ish-partneres Arbenita Ismajli.

Në foton në fjalë, modelja shfaqej me vajzën e saj dhe nën shoqërinë e një mashkulli tjetër.

Lidhur me këtë, reperi u shpreh se është i shqetësuar vetëm për vajzën e tij, duke thënë se e bija po keqpërdoret nga burra të huaj.

“Unë kam hedhur një foto se aty qëndron vajza ime, unë kam argumente se vajza ime keqpërdoret nga burra të huaj. Ajo qëndron me burra të huaj. Është shqetësimi im për vajzën. Ajo ka jetën e vet, mundet të bëjë çfarë të dojë. Vajza është pika ime e dobët, nëse ti vendos të bësh punët që do të bësh, mos e përfshi vajzën. Patjetër që unë jam i shqetësuar për të ardhmen e vajzës time”, u shpreh Fero.

Ai u shpreh se nuk pendohet për asnjë postim që ka bërë kundër ish-partneres. Sipas tij, ka qenë në një situatë të keqe dhe është detyruar që të dalë të flasë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit