23.8 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Arbenita Ismajli shmang raportimet për urdhër-arrest ndërkombëtar, publikon fotografi duke u relaksuar në pushime

- Advertisement -

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar në mënyrë indirekte në rrjetet sociale pas publikimit të lajmit për urdhër-arrestin dhe letrën e rreshtimit ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Vetëm një ditë pas njoftimit zyrtar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, Arbenita ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shihet duke pushuar pranë detit, e veshur me bikini me vija të kuqe dhe të bardha, ndërsa po qëndron e shtrirë në një shtrat plazhi me një hamburger dhe patate të skuqura përpara.

Në mbishkrimin e fotos ajo shkruan me ironi: “Me when I get the motivation to post again 😂” (Unë kur më vjen motivimi për të postuar përsëri), duke shoqëruar postimin me një emoji duke qeshur – një mesazh që shumë e kanë interpretuar si një reagim sfidues ndaj zhvillimeve të fundit ligjore që po përballet.

Foto: Arbenita Ismajli/InstaStory

Urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj Ismajlit

Gjykata Themelore në Gjilan ka konfirmuar se më 14 gusht ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.

Sipas aktakuzës së ngritur më 10 korrik 2025, Ismajli akuzohet për “Marrje apo mbajtje të kundërligjshme të fëmijës” dhe “Mospërfillje të gjykatës”, pasi dyshohet se nga shtatori i vitit 2024 ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në vende të ndryshme të Evropës dhe Lindjes së Afërt, duke ia pamundësuar babait të vajzës – reperit Feron Shabani – të ushtrojë të drejtën e tij prindërore për ta takuar dy herë në muaj, siç ishte paraparë me vendim të gjykatës.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabani, për tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje, të cilat pretendohet se janë kryer ndaj Arbenita Ismajlit në periudhën qershor–tetor të vitit 2024. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit