Modelja e njohur Arbenita Ismajli po vazhdon të tërheqë vëmendje me postimet e saj në rrjete sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar një thënie që ka ngjallur reagime dhe dyshime tek ndjekësit se kujt mund t’i drejtohet.
“Merre personale – në këtë moshë, beso, njerëzit e dinë mirë çfarë po bëjnë”, thuhet në postimin që Arbenita ka ndarë në Instagram.
Që nga ndarja e saj me reperin Fero, modelja shpesh ka përdorur rrjetet sociale jo vetëm për promovimin e punës, por edhe për të lëshuar “kunja” që fansat i interpretojnë si mesazhe me domethënie.
