Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka konfirmuar se nuk ka asnjë ndryshim sa i përket kandidatit për kryetar të Kuvendit në seancën konstituive të sotme. “Jo, në asnjë mënyrë”.
“Po presim përgjigje edhe nga Gjykata Kushtetuese, nuk pritet të ndryshojë as forma e votimit”, tha ai.
Vitia theksoi se konstituimi i Kuvendit është urgjent dhe duhet të ndodhë sa më parë. /EO/