-1.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Arben Vitia e hapë tubimin ku Kurti shpalos synimet për mandatin e ri në krye të partisë

- Advertisement -

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia sot ka hapur tubimin ku kryetari i partisë, Albin Kurti prezanton programin e tij për mandatin e ri.

Vitia, i cili ishte tërhequr për një kohë nga aktiviteti politik, si duket po gjen rrugë prapë për në politikë përmes VV-së.

Ai ka folur me zë të lartë në hapjen e tubimit, duke thënë që VV është lëvizje që synon progres të shoqërisë e jo të grupacionit, raporton Gazeta Express.

“Me të rinjtë e të rejat zhvillimin, e me popullin barazinë. Ne jemi lëvizje që synojmë progresin jo të grupacionit, por të shoqërisë. Organizimi s’ka qenë kurrë statik. Është themeluar, zhvilluar, krijuar e rikrijuar mijëra herë, në çdo fazë e aksion”, ka theksuar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit