2.2 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Arben Taravari paralajmëron “arrestimin” e Ali Ahmetit

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, njëherazi edhe Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka paralajmëruar se kreu i BDI-së Ali Ahmeti do të jep llogari para drejtësisë.

Këtë ai e tha mes rreshtash, përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“I arratisuri thotë se e ka bërë çdo gjë me miratimin e “shefit”. Ka ardhur koha që “shefi” të japi llogari para drejtësisë!” ka shkruar Taravari, duke i ndërlidhur ngjarjen me ikjen e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubit, pasi ndaj tij u lëshua fletarrest, për dyshime për keqpërdorime me buxhetin e shtetit, përmes Llotarisë Shtetërore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit