Partia Demokratike e Kosovës pritet të del me një emër konsensual për kryetar të Komunës së Drenasit.
Pas shumë debateve dhe ambicjeve nga disa figura të njohur lokale nga kjo komunë, duket se emri i nënkryetrit të Drenasit Arben Shala do të jetë kompromisi i gjitha fraksioneve dhe pomerr mbështetjen edhe nga kryesia qendrore e partisë.
Nënkryetarin aktual të Drenasit e ka mbështetur publikisht tërthorazi edhe kryetari aktual Ramiz Lladrovci i cili në paraqitjen e fundit televizive ka thënë se do ta mbështeste dhe do yë tërhiqej nga hara nëse PDK e zyrtarizon kandidaturen e Arben Shalës.
Burime brenda Kryesisë së PDK-së kanë bërë të ditur se nënkryetari aktual i Komunës, Arben Shala mund të votohet nga Kryesia e PDK në fillim të javës së ardhshme dhe me këtë kandidaturë do të unifikohen dhe pajtohen edhe kandidatët tjerë që kanë pretendime për të parin e Drenasit.