4 C
New York
Thursday, December 4, 2025

Buy now

Arben Mustafa e demanton keq Muratin, tregon se cila është gjendja aktuale ekonomike e qytetarëve dhe bizneseve

- Advertisement -

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj ish-ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar se po përpiqet të fshehë realitetin ekonomik që po përballen qytetarët e vendit.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se mjafton të hysh në cilëndo bankë komerciale për ta parë të vërtetën: normat e interesit në kredi janë rritur dukshëm.

“Sot një kredi hipotekare që para pak vitesh merrej me 3.5%, kushton mbi 7%. Familjet dhe çiftet e reja po paguajnë shumë më tepër kamatë – por sipas tij, gjithçka është ‘në rregull’”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka shtuar se Murati “nuk e vëren as rritjen e çmimeve, as rënien e standardit të jetesës, as aferat korruptive dhe abuzimet me energjinë”, duke e cilësuar si “zë propagande të një qeverie që i ka shkaktuar vendit dëmet më të mëdha që nga formimi i shtetit”.

Sipas tij, e vërteta nuk matet me deklarata politike, por me kushtet reale të jetesës së qytetarëve, të cilët sot ndjejnë përditë krizën ekonomike të shkaktuar nga kjo qeveri.

“Mjafton të hysh sot në cilëndo bankë komerciale për të parë realitetin që Hekuran Murati po përpiqet ta fshehë: normat e interesit në kredi janë rritur shumë. Një kredi hipotekare që para pak vitesh merrej me 3.5%, sot kushton mbi 7%. Familjet e çiftet e reja po paguajnë më shumë kamatë – por sipas tij, gjithçka është “në rregull”. Ky ish-ministër nuk e vëren as rritjen e çmimeve, as rënien e standardit të jetesës së qytetarëve, as aferat korruptive dhe abuzimet mafioze me energjinë, sepse ka marrë përsipër një mision të vështirë: propagandën për të rregulluar imazhin e një qeverie që i ka shkaktuar vendit dëmet më të mëdha që nga formimi i shtetit. Por e vërteta nuk varet prej deklaratave të tij. E vërteta matet me kushtet e jetesës së qytetarëve, të cilët sot e prekin përditë krizën që kjo qeveri ka prodhuar”.

Të ngjashme

Të fundit