24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Arben Gashi: Vjosa Osmani nuk është më e LDK-së, as nuk diskutohet që ajo të kthehet në krye të partisë

- Advertisement -

“Vjosa Osmani nuk është më e LDK-së, as nuk diskutohet që ajo të kthehet në krye të partisë”, kështu ka deklaruar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi

Sipas tij, Vjosa Osmani si elektorat mundet me u kthy, por jo si lidership.

“Vjosa nuk është LDK, ka dalë vetë nga LDK, ka formu një parti tjetër. Vjosa nuk është më LDK, ka parti tjetër…As nuk është opsion, as nuk diskutohet, as nuk ka mundësi me u diskutu”, tha ai.

“S’e marrim ne se nuk na duhet”, u shpreh Gashi për mundësinë që Osmani të kthehet në LDK.

Ai tha se edhe pse Osmani është presidente e vendit, ajo sipas tij ka qenë palë me qeverinë në disa raste.

“Në detyrë duhet të ketë sjellje presidenciale dhe të mos përzihet në zgjedhje. Shpesh ka qenë palë me qeverinë, duke filluar nga rasti i kryeprokurorit të shtetit, kryetares së KQZ-së dhe disa raste tjera ka qenë palë. Nuk ka qenë presidenciale”, tha ai në Pressing të T7.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit