3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Arben Gashi tha se u lirua nga shtesat për naftë para 10 vitesh, të dhënat e Kuvendit tregojnë të kundërtën

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021.

Në mesin e këtyre të dhënave janë publikuar edhe shpenzimet e deputetit nga radhët e LDK-së Arben Gashi, i cili dy ditë më parë ka deklaruar se nga pagesa e shpenzimeve të udhëtimit është liruar para 10 vitesh.

Por, sipas të dhënave të publikuara sot nga Kuvendi i Kosovës, del që Gashi është liruar nga kjo pagesë para 7 vitesh, e jo 10, përkatësisht në vitin 2015. Po ashtu, në këto të dhëna shihet se Gashi kishte marrë pagesë edhe në periudhën Gusht-Dhjetor të vitit 2017.

Në një përllogaritje të shkurtër i bie se deputeti i LDK-së gjatë këtyre viteve ka marrë pagesë 7200 euro. Teksa, në periudhën Gusht-Dhjetor 2017, kishte marrë 330 euro.

Para dy ditësh, Gashi kishte reaguar pasi u tha se për dy vjet kishte shpenzuar mbi 10 mijë euro para të shtetit për udhëtim. Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se në mandatin e tij të parë si deputet ka jetuar në Pejë, duke theksuar se në atë kohë s’e kishte ditur se po i mbuloheshin shpenzimet e udhëtimit.

Gashi ka shtuar se në mandatin e tij të dytë e ka njoftuar Kuvendin se po jetonte në Prishtinë dhe është liruar nga pagesa e udhëtimit.

Deputeti i LDK-së ka potencuar se me vullnet dhe pa presion të opinionit publik, nuk merr para për shpenzimet e udhëtimit që para 10 vjetësh.

“Për të qenë edhe më konkret; me vetëdije e ndërgjegje të pastër, në harmoni me normat e etikes, me vullnetin tim të lirë dhe pa presionin e opinionit publik, unë kam njoftuar e kërkuar, si dhe jam liruar nga pagesa e shpenzimeve të udhëtimit që nga dita ime e parë e mandatit tim të dytë – para 10 vitesh, apo që nga koha që unë jetoj në Prishtinë”, ka shkruar Gashi.

Shpenzimet e publikuara nga Kuvendi i Kosovës mund t’i gjeni të plota KËTU

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit