7.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Arben Gashi: S’ka kuptim një koalicion VV-LDK pas deklaratave të Kurtit, opsioni i parë zgjedhjet

- Advertisement -

Rezultati zgjedhor i 9 shkurtit do ta ndërlikojë formimin e institucioneve të reja.

Arben Gashi që ishte shef i Grupit parlamentar të LDK-së në legjislaturën e fundit e sheh të vështirë formimin e qeverisë së re, pasi, sipas tij, s’ka shumicë në asnjërën anë.

Megjithatë, Gashi thotë se Vetëvendosje e ka në dorë me gjete partnerë dhe me kriju koalicion.

“Vështirë është me pas qeveri në të gjitha opsionet, sepse s’ka shumicë në asnjërën anë. Duhet pritur rezultatin, por është shumë vështire me kriju qeverinë. Vetëvendosje e ka në dorë me kriju koalicion”, ka thënë Gashi për IndeksOnline.

I pyetur, se a do t’i përgjigjeshin pozitivisht ftesës së mundshme të Kurtit, për bashkëqeverisje mes VV-së e LDK-së, Gashi thotë se s’ka kuptim një marrëveshje mes dy subjekteve, pas deklaratave të Kurtit.

Në situatën aktuale, ai thotë se opsioni i parë janë zgjedhjet.

“Nuk ka kuptim qeverisja e LDK-së me Vetëvendosjen pas deklaratave të Kurtit. Opsioni i parë sapo shoh janë zgjedhjet, por të presim numërimin e votave dhe të shohim çka kanë vendosur qytetarët në kuti”, ka shtuar Gashi.

Kujtojmë se Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit pa llogaritur votat me kusht dhe të diasporës ka fituar 40.84% të votave, e pasuar nga PDK-ja më 22.05%, LDK më 17.67% dhe AAK më 7.45% të votave.

Tri partitë opozitare kanë deklaruar se nuk do të futen në koalicion me VV-në që do ta ketë të vështirë të formojë qeverinë e re vetëm me minoritetet jo serbe.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit