6.6 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Arben Gashi për bisedat në Viber: S’kam koment!

- Advertisement -

Ish-shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi nuk i ka komentuar bisedat e fundit të kryesisë së kësaj partie që janë publikuar në një grup në “Viber”.

Kontaktuar nga Klankosova.tv, Gashi u përgjigj shkurt: “S’kam koment!”

Në grupin në “Viber”, insistohej nga disa prej anëtarëve të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës për orkestrimin e një “skeme të organizuar kriminale” brenda partisë.

Në mesazhet e publikuara nga Reporteri, Gashi thotë se ka pasur vjedhje të votave të diasporës.

Gashi në grup kërkon që ky rast të cilësohet si “skemë kriminale”.

“Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, ka shkruar Arben Gashi në grup.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit