24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Arben Gashi në AP të Këshillit Evropës: Para 35 viteve Rugova nisi këtë rrugë, na votoni

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar nga deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që ta mbështesin anëtarësim e Kosovës në këtë organizatë.

“Këtu qëndroj para juve jo vetëm si përfaqësues i Kosovës por edhe zë i drejtësisë demokracisë, të drejtat e njeriut në rajon. Çështja para neve s’ka të bëjë veç me anëtarësim, por me njohje, solidaritet dhe parime themelore si pjesë e Evropës. Qe shumë kohë na është mohuar e drejta e të qënit komb mes evropiane, dhe kemi qenë të përjashtuar. Sot jemi para jush si të barabartë, pjesë e komunitetit të kombeve. Anëtarësimi i ynë në KiE, është çështje imperativi moral për të gjithë që besojnë në sundimin e ligjit, të drjetat e njeriut dhe demokraci”.

“Udhëtimi ynë është larg të qënit i kryer. Ende kemi sfida dhe armiq që duan të minojnë ekzistencën tonë; ne jemi të përkushtuar në lirinë, tolerancën. Para 35 viteve bazuar në vlerat e Këshillit të Evropës, ati ynë themeltar nisi këtë rrugë. Me mbështetjen e juaj ne do të jemi pjesë e kësaj organizate. Ju kërkoj secilëve që të qëndroni për Kosovën dhe në anën e drejtë të historisë. Le të çojmë mesazh të qartë për botën, që Kosova meriton të KiE-së. Ju nxis të votoni për Kosovën.” – tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit