1.9 C
New York
Thursday, February 12, 2026

Buy now

Arben Fetai: Urime mikut tim, kryeministrit Kurti për formimin e institucioneve të Kosovës

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai përmes një postimi në Facebook, e ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e institucioneve të Kosovës.

Sipas Fetait, Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme, funksionale dhe të përkushtuara ndaj reformave, zhvillimit dhe forcimit të shtetit ligjor.

“Urime mikut tim, Kryeministrit Albin Kurti, për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme, funksionale dhe të përkushtuara ndaj reformave, zhvillimit dhe forcimit të shtetit ligjor. Urime të veçanta znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit. Zgjedhja e saj është një mesazh i fuqishëm për forcimin e institucioneve, për avancimin e rolit të gruas në vendimmarrje dhe për thellimin e kulturës demokratike”.

“Uroj suksese në përgjegjësitë e reja, në shërbim të qytetarëve dhe të vizionit euro-atlantik të Kosovës, në kuadër të Qeverisë Kurti 3”, shkruan Fetai.

Të ngjashme

Të fundit