Sot ka përfunduar afati për dorëzimin e nominimeve për Kryetar të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për mandatin 2024-2028.
Të gjitha klubet dhe shoqatat e licencuara e kanë nominuar kryetarin aktual, Arben Fetahu, për një mandat të ri katërvjeçar.
Kuvendi i Rregullt Zgjedhor do të mbahet më 30 gusht nga ora 17:30.