Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, mbetet optimist në luftën për titullin kampion të Spanjës.
Reali mbrëmë u befasua nga Osasuna e cila e mposhti me rezultat 2-1 në fund të takimit.
Me këtë, Mbretërit mund ta humbin sot pozitën e parë në lig, por kanë mbetur edhe 13 xhiro para fundit.
“La Liga është ende e gjatë. Pa drama. Unë besoj te lojtarët e mi”, ka deklaruar Arbeloa.






